Ai tha se është krijuar tashmë një opinion në publik që kjo situatë, po ngjanë në parodi.
“Është krijuar opinion publik tashmë, si diçka që ngjanë me parodi, me një teatër politik absurdi, e që po i sjellë dëme të pariparueshme Kosovës. Ndërsa ata me një mungesës së të ndjesisë e përgjegjësisë politike po sillen në një rreth vicioz duke e akuzuar njëra- tjetrën, por kriza politike është e dëmshme për Kosovën”, tha Baraliu në rtk
Profesori Baraliu e ka quajtur këtë situatë për keqardhje, të papranueshme, të pandershme e të pahijshme.
Baraliu tha se deputetët janë bllokuar hermetikisht, ndonëse secili mandatin e merr nga populli.
“Ndonëse garon nga partia politike , mandati i deputetit e deputetes është personal që e merr nga populli”, tha ai.
Baraliu tha se Gjykata Kushtetuese do të duhej që vendimin e saj ta sqaronte saktësisht se çka ka dashur të thotë në aktgjykimin e saj të vitit 2014 për të drejtën e deputetëve për të votuar, për kundër apo abstenim.