Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Baraliu për situatën politike në vend: Për keqardhje deri në rrezik

Baraliu për situatën politike në vend: Për keqardhje deri në rrezik

Profesor Mazllum Baraliu duke komentuar gjendjen aktuale politike në vend ka thënë se është “një gjendje për keqardhje, pezulluese, pa shtet funksional dhe pa institucione funksionale”.

I ftuar në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria Baraliu më tej theksoi se kjo situatë do të ketë pasoja të pariparueshme.

“Një situatë vakumore me shumë të panjohura dhe për keqardhje deri në rrezik, për arsye se thjesht institucionet kryesore të vendit nuk egzistyojnë nuk funksionojnë do të shkaktopjë plagë dhe pasoja të pariparueshme.

Ne jemi ende të pa emancipuar politikisht, demokratikisht, institucionalisht këtë e kemi dëshmuar edhe në raste të tjera. Të gjitha qeveritë e kaluara elitat politike në përgjithësi në Koosvë kanë dëshmuar se më shumë e preferojnë pushtetin e përfimimet nga pushteti sesa shtetin qytetarin dhe republikën”, tha Baraliu.

“Tani po më thotë bashkëudhëtari im se sivjet përgjysmë më pak ka njerëz që kanë ardhë, se ata e vrojtojnë për çdo ditë nga diaspora. Po them pse, sepse janë të zhgënjyer thjesht janë të zhgënjyer dhe nuk kanë më vullnet që ta vizitojnë as vendin e tyre as vendlindjen e tyre, as shtetin e tyre”, tha më tej ai.