Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, derisa ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, lidhur me bixhoz me aleancat, ka thënë se bixhoz është luajtur nga tre liderët e shtetit, duke filluar nga vetë presidentja.
Baraliu ka thënë se “luajtja bixhoz” me interesat e vendit është fjali që konsiderohet “gozhdë në kulm të shtëpisë”.
Sipas tij, kjo frazë nuk do të duhej të përdorej nga presidentja, pasi ajo ka qenë e para prej krerëve institucionalë që e ka nënshkruar dokumentin zyrtar që kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
“Sa i përket cështjeve të tjera kishte edhe mllef, edhe fraza të cilat ndoshta janë kontradiktore edhe me vetë qëndrimet jo vetëm të institucioneve të tjera, por edhe të vetë presidentes. P.sh., luajtja bixhoz me interesat e vendit është fjali që konsiderohet gozhdë në kulmin e shtëpisë. Pra, ajo që nuk do të duhej përdorur kjo fjali është për arsye se nëse flasim për bixhoz, bixhoz kanë luajtur tre përfaqësuesit e institucioneve të këtij vendi, e para presidentja, e cila ka shkruar dhe nënskruar një letër, dokument zyrtar që pastaj thotë se cdo gjë që kërkon Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian ne jemi në gjendje ta përmbushim vetëm që të pranohemi si anëtar të këtij këshilli, kjo do të thotë edhe Asociacionin, edhe marëvehsjen e Ohrit dhe Brukselit, të gjitha marrëveshjet nga 2013-a e këndej, të cilat pikërisht kjo presidente në situata të ndryshme politike, madje edhe në kundërshtim me qëndrimet e partisë së saj, i ka kundërshtuar me ngulm dhe atëherë ka bërë mirë”, ka thënë ai. /KTV