Natën e Vitit të Ri, 28-vjeçari, Arbnor Jupolli, u godit nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Ai më pas u dërgua në QKUK, mirëpo në orët e para të së dielës, ai vdiq.
Pas vdekjes së Arbnor Jupollit, banorët në lagjen Vranjec, kanë dalë në rrugë për të protestuar.
Në fotografitë mëposhtë shihet se shumë qytetarë janë aty dhe disa vetura janë vendosur në mes të rrugës.
Arbnori u varros më 1 janar në orën 16:00 në varrezat e fshatit Shajkoc të Podujevës.
“Ju njoftojm se sot me date 01.01.2023 ne oren 03:00 pas nje aksidenti nderroj jete vllau jone Arbnor (Shemsi) Jupolli .Ju njoftojm se varrimi behet ne varrezat e fshatit Shajkofc te Podujeves ne ora 16:00”, thuhet në postimin e familjes./TV Arbëria