Më 15 janar do të shënohet 25-vjetori i Masakrës së Reçakut.
Organizimi i përvjetorit jubilar do të mbahet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.
Demokracia.com nga banorët e fshatit Reçak ka mësuar se ata nuk janë të kënaqur me agjendën e vendosur.
Sipas agjendës zyrtare, homazhet do të fillojnë në orën 08:30 në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, një orar që banorët e fshatit po e kundërshtojnë me vendosmëri. Sipas tyre, kjo orë është e papërshtatshme, duke argumentuar se tradicionalisht homazhet kanë filluar nga ora 10:00.