Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Banorët e Mirushës kundërshtojnë investimet private në park: Modernizimi nuk nënkupton ndërtime

Banorët e Mirushës kundërshtojnë investimet private në park: Modernizimi nuk nënkupton ndërtime

Banorët e fshatit Mirushë të Komunës së Malishevës kanë reaguar lidhur me planet e Komunës për modernizimin e parkut, duke kundërshtuar përfshirjen e investimeve private dhe ndërtimeve brenda tij.

Në reagimin e tyre, banorët kanë ngritur pikëpyetje lidhur me arsyen e përfshirjes së investimeve private në një hapësirë publike, duke theksuar se modernizimi i parkut nuk duhet të bëhet duke ndryshuar karakterin e tij.

Sipas tyre, një park modern duhet të ketë më shumë gjelbërim, shtigje për ecje, kënde rekreative dhe hapësira për familje e pushim, ashtu siç ndodh në parqet evropiane.

Banorët kërkojnë që Komuna të investojë në pronën publike, ashtu siç ka premtuar, pa e tjetërsuar atë dhe pa cenuar karakterin publik të parkut.

Nga Florim Thaqi