Banorët e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë, rruga “Fahri Fazliu”, i janë drejtuar institucioneve përkatëse me një kërkesë urgjente për vendosjen e pengesave rrugore në segmentin e rrugës “Fahri Fazliu”.
Banorët janë të alarmuar nga aksidentet e shumta në këtë rrugë, siç theksohet në kërkesë, dhe si shkak i këtyre aksidenteve institucioneve të kryeqytetit iu drejtohen me kërkesë urgjente.
Banorët e caktojnë afat deri më 11.09.2025 për realizimin e kërkesës.
Në rast se kjo kërkesë nuk realizohet nga komuna, banorët paralajmërojnë se një ditë pas afatit do të bllokojnë rrugën në fjalë.
Kërkesa e plotë dhe nënshkrimet:

