Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Banimi i përballueshëm social, Aliu: Kemi nënshkruar marrëveshjet me 4 komuna, 13 tjera në proces

Banimi i përballueshëm social, Aliu: Kemi nënshkruar marrëveshjet me 4 komuna, 13 tjera në proces

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se dje dhe sot kanë nënshkruar marrëveshjet me katër komuna për banimin e përballueshëm social.

Deri tash, marrëveshjet janë nënshkruar me Komunën e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës, derisa 13 komuna të tjera janë në process të nënshkrimit.

“ Po ashtu, për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapim edhe thirrjen e dytë. Hap pas hapi drejt realizimit të edhe një prej zotimeve tona”, ka shkruar Aliu.