Nëse deri tani keni qenë të bindur që pulsi i shpejtuar mund të qetësohet vetëm me ilaçe – keni menduar gabimisht.
Një hulumtim ka treguar që ushqimi i zakonshëm, si rrushi dhe bananet mund të zvogëlojnë numrin e rrahjeve të zemrës, sikurse ushtrimet e jogës.
Pulsi normal te personat e rritur është në mes 60 dhe 100 rrahjeve në minutë. Me këto rrahje masim ritmin e zemrës, si dhe forcën e qarkullimit të gjakut. Numri i lartë i rrahjeve, përndryshe i njohur si takikardi (më shumë se 100 rrahje në minutë tek të rriturit) mund të çojë deri te sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe sëmundjet e veshkave dhe të shkaktojë simptoma siç janë djersitja, të përzierat dhe të vjellat, transmeton Koha.net. Nëse pulsin e shpejtuar dëshironi ta ulni në mënyrë natyrale, provoni banane dhe rrush.
Bananet janë burim i pasur i kaliumit
Shkencëtarët e Universitetit amerikan Maryland porosisin: kaliumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbajtjen e nivelit të ulët të rrahjeve të zemrës. Simptomat e mungesës së kaliumit përfshijnë ngërçet në muskuj dhe mungesën e energjisë, çka mund të çojë deri te puna e çrregullt e zemrës. Bananet përmbajnë 400 mg kalium në 96 kalori. Kjo është 11 për qind e nevojave ditore. Bananet kanë më pak se 1 mg natrium, çka i bën ushqim të vlefshëm për njerëzit të cilët duhet të konsumojnë nivel të zvogëluar të natriumit.
Rrushi, sikurse edhe banania është i pasur me kalium, ndërsa përmban më shumë se 1000 mg, çka paraqet një të tretën e nevojave ditore. Rrushi ka shkallë të ulët të natriumit: 60 mg për shujtë.
Joga është dëshmuar që ul rrahjet e zemrës
Joga, meditimi dhe teknikat tjera të relaksimit po ashtu mund të reduktojnë numrin e rrahjeve të zemrës. Nëse dëshironi të ushtroni në shtëpi, pajisuni me një xhirim audio dhe video me teknikat relaksuese, transmeton Koha.net. Çfarëdo ushtrimi për zgjatje dhe relaksim qetëson pulsin.
Zemra nuk e do alkoolin dhe kafenë
Nëse dëshironi të shmangni pulsin e shpejtuar, gjithsesi duhet të shmangni edhe konsumimin e alkoolit dhe kafesë. Konsumimi i pijes që përmban kafeinë si çaji apo çokollata mund të rrisë numrin e rrahjeve të zemrës. Me shmangien e kafesë do të mundësoni stabilizimin e ritmit të zemrës.