Sot me fillim nga ora 13;00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Prishtinës dhe Ballkanit, e vlefshme kjo për fazën e çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Për ta prekur çerekfinalen, Prishtina e eliminoi Dukagjinin me rezultat 3:1, kurse Ballkani e mposhti skuadrën e A&N me rezultat solid 2:0.
Takimi i fundit mes Prishtinës dhe Ballkanit daton më datën 5 të këtij muaji, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.
Tanimë, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojë ndeshjen e sotme, dhe formacionin zyrtarë e gjeni më poshtë.
Ballkani: Ljuljanovic; Kuc, Armend Thaqi, Astrit Thaqi, Jashanica, Trashi, Potoku, Zyba, Korenica, Rrahmani, Berisha
/TV Arbëria