Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ballkani Perëndimor poligon i ri i përplasjeve ndërmjet SHBA-ve dhe BE-se

Ballkani Perëndimor poligon i ri i përplasjeve ndërmjet SHBA-ve dhe BE-se

Përgatiti: Afrim Kasolli

 

Që nga ardhja në krye të Shtëpisë së Bardhë e Presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë përplasur për një sërë temash. Fillimisht i pari u ka kërkuar shteteve të BE-se anëtare të NATO- së që ta rrisin buxhetin e tyre për mbrojtje dhe të mos i varin krejt shpresat e sigurisë në kurriz të Uashingtonit. Po ashtu, këto këto dy entitete kanë kaluar nëpër tensione të jashtëzakonshme sa i përket luftës tregtare. Natyrisht, kulmin e këtyre mos marrëveshje e kishte veçuar kërcnimi i drejtpërdrejtë i Presidentit Trump për pushtim te ishullit te Grenlandes e cila ndodhet nën administrimin e mbretërise së Danimarkës

Sidoqoftë, sipas burimeve te mediumit britanik the Guardian nje antagonizëm i ri është duke u shfaqur në horizont, ndërmjet Uashingtonit dhe Brukselit lidhur me Ballkanin Perëndimor. Ky medium në artikullin, “EU risks fallout with US over Trump-linked Balkans pipeline plan” shkruan se kryeqendra evropiane është duke tentuar ta vonojë sa më shumë që te jetë e mundur dhënien e një kontrate për një kompani të udhëhequr nga një avokat i presidentit Trump. Kjo kontratë ka te bëjë me ndërtimin e një gazsjellësi me të ardhura të jashtëzakonshme fitimprurëse. Ky “gazsjellësi do të kalojë nëpër Bosnje and Hercegovinë.” Me këtë rast vazhdon mediumi ne fjalë autoritetet boshnjake, pas presioneve nga zyrtarët amerikanë, janë pajtuar që këtë kontrate t’ia japin një firme jo shumë të njohur në SHBA. Ketu është fjala për kompaninë “AAFS Infrastructure and Energy e themeluar në nëntor të vitit të kaluar” Ajo udhëhiqet nga dy anëtarë të rëndësishëm të fushatës së Trump-it: Jesse Binnall, një avokat që e mbrojti atë ndaj akuzave për nxitje të trazirave në Kapitol pas humbjes, dhe Joe Flynn, vëllai i ish-këshilltarit për sigurinë kombëtare të presidentit.

Pavarësisht mungesës së një historie të dukshme pune, AAFS planifikon të investojë 1.5 miliardë dollarë në gazsjellës dhe projekte të tjera infrastrukturore në Bosnje”. Kjo gatishmëri e Bosnjës ka alarmuar BE-ne. Kështu, përfaqësuesi i Brukselit në Sarajevë u ka dërguar “një paralajmërim privat udhëheqësve të Bosnjës se po rrezikonin shpresat e vendit për t’u anëtarësuar në BE”
Ai u shkruante atyre se, “sipas një marrëveshjeje energjetike mes Bosnjës dhe Brukselit, ishte thelbësore që projektligjet të koordinohen plotësisht me BE-në” Në mënyrë, qe “Bosnja dhe Hercegovina mund të vazhdojë të përparojë në rrugën e saj evropiane dhe të shmangë humbjen e mundësive për integrim të mëtejshëm, si dhe mundësive financiare,” BE duhet ta ketë fjalën përfundimtare në projektet energjetike ne Bosnje ka shkruar i derguar i BE-se, Luigi Soreca.

Ne këtë kontekst, lidhja e “Bosnjës me një terminal gazi natyror të lëngshëm pranë bregdetit kroat, gazsjellësi do të lejonte që gazi amerikan të arrijë në një vend që varet plotësisht nga Rusia për furnizimin e tij”. Pasi Vladimir Putin nisi pushtimin e plotë të Ukraine në vitin 2022, Brukseli vendosi një afat që vendet anëtare të BE-së – si dhe vendet aspirante si Bosnja – të ndalojnë blerjen e gazit rus deri në vitin 2028.

Megjithatë, “Brukseli përballet me mundësinë që një pjesë kyçe e “lojës së shahut” energjetik të Evropës të bjerë nën kontrollin jo vetëm të një kompanie amerikane, por edhe të një kompanie të lidhur personalisht me një president antagonist” përfundon artikulli ne fjalë.