Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ballkani mposhtë Llapin dhe i ofrohet Dritës në vetëm një pikë

Ballkani mposhtë Llapin dhe i ofrohet Dritës në vetëm një pikë

Ballkani e ka regjistruar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme por edhe shumë më të lehtë se sa pritej duke e mposhtur Llapin me rezultat 3-0.

Kampioni i Kosovës në fuqi luajti si mysafir në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, por kjo nuk i pengoi aspak për të shfaqur karakterin dominues ndaj skuadrës vendase të drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, raporton KosovaPress.

Sulmuesi Albion Rrahmani shënoi golin e parë për 1-0 në minutën e 24′ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, të përzgjedhurit e trajnerit Ilir Daja shënuan edhe dy gola. Në minutën e 56 Armend Thaçi thelloi epërsinë e skuadrës së tij në 2-0, kurse vetëm tre minuta më vonë, Meriton Korenica vulosi fitoren duke shënuar për 3-0.

Kjo fitore e çon Ballkanin në kuotën e 37 pikëve, vetëm një më pak se Drita që e mban vendin e parë, por suharekasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.    /TV Arbëria 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress