Ballkani e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullin kampion në Superligë, pasi arriti të triumfojë ndaj Dukagjinit në ndeshjen hapëse të edicionit të ri.
Mesfushori Queven ishte ylli i ndeshjes së sotme, i cili shënoi dy gola në fitoren e Ballkanit me po aq gola, ndaj zero të Dukagjinit.
Kështu, skuadra e Ilir Dajës arkëton tri pikët e para në Superligë, derisa Dukagjini duhet të pajtohet me disfatë.
Ballkani ndeshjen e ardhshme e luan në Ligën e Konferencës, ku do të udhëtojë për në Irlandën Veriore për t’u përballur me Larnen.