Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ballkani e Drita i kërkojnë përmbysjet e mëdha sonte

Ballkani e Drita i kërkojnë përmbysjet e mëdha sonte

Ballkani dhe Drita do t’i kërkojnë përmbysjet e mëdha sonte.

Dy skuadrat kosovare do t’i zhvillojnë ndeshjet e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ato u mposhtën në duelet e para përkatëse me rezultat identik, 0:1 dhe sonte do ta kenë mision fitoren dhe kalimin në fazën e “play-offit” në këtë garë.

Fillimisht, prej orës 20:00 në fushën e blertë do të zbresin gjilanasit, të cilët do ta presin ekipin FC Auda, shkruan “Gazeta Express”.

Skuadra letoneze e fitoi lojën e parë në shtëpi, ndërsa sonte Bardhekaltrit, të prirë nga tifozët e tyre “Intelektualët”, të cilët e kanë paralajmëruar pjesëmarrjen masive në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do ta kërkojnë fitoren më të madhe ndonjëherë.

Në rast të fitores me dy gola epërsi, Drita do ta prekte fazën e play-offit për herë të parë në histori të saj.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 20:00.

E një orë më pas, respektivisht prej 21:00, në fushën e blerë do të zbresë kampioni aktual i Kosovës, Ballkani.

Therandasit u befasuan në shtëpi javën e kaluar nga Larne, nga e cila humbën 0:1.

Andaj, ata i pret një punë jo fort e lehtë në Irlandën e Veriut sonte me objektiv përmbysen e rezultatit.

Ballkani kishte shkuar në fazën e grupeve në dy sezonet e fundit dhe pritshmëritë për ekipin Portokalli në Kosovë janë rritur dukshëm pas këtyre arritjeve.

Mirëpo, këtë radhë paraqitjet e skuadrës së Ilir Dajës në Evropë ishin paksa më të zbehta.

Megjithatë, kjo skuadër është e paparashikueshme dhe në futboll gjithçka është e mundshme.

Ndeshja mes Larne dhe Ballkani do të nisë në orën 21:00.