Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ballkani dhe Drita kërkojnë fitoren, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Drita kërkojnë fitoren, formacionet zyrtare

Sot do të zhvillohen tre ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 28-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore është në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku dy skuadrat që po luftojnë për titull, Ballkani dhe Drita do të përballen me njëra tjetrën.

Skuadra suharekase aktualisht është lidere e tabelës me 59 pikë, dy më shumë se “Intelektualët” nga Gjilani, që janë në vendin e dytë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Kolici, Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Halili, Kuc, Gripshi, Korenica, Hamidi, Kryeziu.

Drita: Maloku, B.Krasniqi, Mesa, Bejtullai, Astrit Thaqi, Dabiqaj, Baftiu, Ajzeraj, Prapashtica, Ovouka, Blerim Krasniqi.

/TV Arbëria