Reagimi i znj. Ballazhi ndaj z. Mustafa, pas një bisede në msn-Facebook:
“Rrustem Mustafa – “Komandant Llastiku”, para se të më flasësh për “punë të shtetit”, shikoje pak realitetin tim.
Unë qe 14 vite punoj në sektorin privat. E diplomuar në Departamentin e Gazetarisë në UP dhe studente e Juridikut në UP.
Asnjëherë nuk e kam pasur fatin të punësohem në institucione shtetërore, asnjëherë nuk jam paguar nga ndonjë parti apo pushtet. Kam punuar me dinjitet, me djersë dhe me punë të ndershme. Eprorët e mi e dinë shumë mirë sa punoj dhe sa shumë i dua faktet.
As unë, as babai im, veteran i UÇK-së, e as dikush nga familja ime nuk kemi qenë ndonjëherë të punësuar në “punë të shtetit”.
Madje, kur babai im ndërroi jetë nga kanceri, shpenzimet i përballuam vetë si familje, pa mbështetjen e askujt. Dhe dokumenti i VETERANIT të babait tim, për të cilin duhej të ishte një procedurë normale, u desh të priste dy muaj deri sa u lëshua.
Prandaj, Rrustem, mos më fol mua për “interesa”, “punë shteti” apo se kush i detyrohet kujt.
Unë nuk jam rritur në zyrat e pushtetit.
Nuk kam jetuar me tenderë.
Nuk kam kërkuar poste.
Kam punuar.
Dhe sot, edhe si dëshmitarja më e re e Dhomave të Specializuara, e di shumë mirë peshën që kanë faktet, dëshmitë dhe përgjegjësia për atë që thuhet.
Ti që natë e ditë ke vjellë vrer kundër Hashim Thaçit, ndërsa sot në diskursin tënd e paraqet Albin Kurtin në raport me UÇK-në, po të bëj edhe një herë publikisht, qartë dhe pa rrotulla disa pyetje:
Në cilën zonë të luftës ka qenë Albin Kurti?
Në cilën pikë ka shërbyer?
Prej cilit vit deri në cilin vit ka qenë ushtar i UÇK-së?
Cila njësi e UÇK-së e ka pasur në përbërje?
Cili është dokumenti apo dëshmia konkrete që e vërteton këtë?
Sepse kur flasim për UÇK-në, nuk mjaftojnë fjalët e studios televizive.
UÇK-ja nuk është pronë e askujt dhe historia e saj nuk mund të përdoret sipas nevojës së ditës politike.
Unë nuk po kërkoj privilegje.
Nuk po kërkoj punë.
Nuk po kërkoj favore.
Po kërkoj vetëm fakte, që jam paguar, nxirri, për ndryshe shihemi në gjyq.
Jo sulme personale.
Jo etiketime.
Jo insinuata.
Fakte.
UÇK për jetë.”