Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Balidemaj: Populli t’i memorizoj njëherë e përgjithmonë pishtarët që me sakrificën e tyre e sollën Kosovën ku është sot

Balidemaj: Populli t’i memorizoj njëherë e përgjithmonë pishtarët që me sakrificën e tyre e sollën Kosovën ku është sot

Veprimtari, Naim Balidemaj i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria ka thënë se populli nuk duhet ta harrojë sakrificën e njerëzve të cilët e sollën lirinë të cilën ne sot e gëzojmë.

Kështu deklaroi Balidemaj, derisa shprehu ngushëllime për vdekjen e Ilmi Ramadanit duke rrëfyer se si e priti lajmin për vdekjen e tij.

“Më thirri vëllau nga Neë Yorku dhe më tha a more vesh se ka ndërru jetë Ilmi Ramadani. Është mirë që jo vetëm në raste të vdekjeve por është mirë që të mos harrohen, që ky popull ti memorizoj njëherë e përgjithmonë ata pishtarë që e sollën Kosovën sot ku është, sepse pa sakrificë askush nuk ta sjell lirinë e këta njerëz sakrifikuan”, tha ai.

“Njeriu kudo qoftë në qfarëdo rrethanave të jashtëzakonshme, të vështira kur e then frikën ai del nga robëria mendore. Mua më vjen keq që ende sot në shoqërinë tonë njerëzit jetojnë me mendësinë e robit”.

“Krahas faktorit shqiptar këtu e sidomos rilindasve që e kanë orientuar çështjen shqiptare, kauzën kombëtare në origjinë në perëndim, faktikisht ne duhet të jemi mirënjohës pikërisht rilindasve tanë kombëtarë që e orientuan drejt perëndimit çështjen kombëtare”

Më tej Balidemaj theksoi se “duke e falënderuar kryengritjen e brendshme me tri shkronjat e arta Ushtria Çlirimtare e Kosovës u bë një intervenim ndërkombëtarë. E para herë në historinë e luftërave që bëhet një luftë për çështje humanitare dhe intervenimi i forcave ndërkombëtare i NATO’s në Kosovë e solli lirinë e Kosovës, më vonë hap pas hapi pavarësinë e Kosovës”.

Teksa sipas tij, identitetin kombëtar shqiptar nuk e kanë ruajtur as religjionet apo siç tha ai, as minaret e as këmbanat por e kanë ruajtur nënat shqiptare, të cilat Balidemaj tha se qysh në djep ua kultivuan fëmijëve të tyre gjuhën shqipe.

“Identitetin tonë kombëtarë e kanë ruajt nënat shqiptare. Jo religjionet, jo ndikimet, jo minaret ose këmbanat, identitetin kombëtarë e ka ruajt nëna shqiptare e cila që në djep ja ka kultivuar fëmisë së vet gjuhën shqipe”, shtoi më tej Balidemaj./TV ARBËRIA./

 

EMISIONI I PLOTË: