Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bali Muharemi për TV Arbëria i përgjigjet Qeverisë për bllokimin e xhirollogarisë së Therandës

Bali Muharemi për TV Arbëria i përgjigjet Qeverisë për bllokimin e xhirollogarisë së Therandës

Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharrremi, në një përgjigje për TV Arbëria, i është kundërpërgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, për bllokimin e xhirollogarisë së kësaj komune. Ai e ka pranuar se aktualisht kjo xhirollogari është jashtë funksionit, por se i njëjti ka pohuar se nuk e ka ndërmend të ndalet dhe se nuk ka asnjë instancë që mund ta bllokojë në jetësimin e projekteve dhe investimeve kapitale në këtë komunë. I pari i Therandës i ka garantuar operatoret ekonomikë që janë duke i ekzekutuar punime te shumta, se pas vitit të ri të gjitha detyrimet financiare ndaj tyre do shlyhen.

Kryetari Muharrmej, ndër te tjera ka pohuar se Qeveria gabimisht po tenton t’i ndëshkojë ata për detyrimet që janë kompetencë e saj. Sipas tij kontratat kolektive nuk janë detyrim i komunave, sepse këto të fundit nuk i nënshkruajnë ato, por ekzekutivi.

Ai është përgjigjur edhe pretendimeve të Zëvendësministri të Financave, Avni Zogiani, i cili ka pohuar se komunat kanë bërë shpenzim të buxhetit në mënyrë të paplanifikuar, për çka edhe janë penalizuar. Sipas kryetarit Muharremi, deklarata të tilla janë tendencioze, të paska dhe jo të vërteta, sepse shpenzimet i buxhetit bëhet në bazë të kodeve buxhetore të miratuar nga Asambletë Komunale dhe kështu edhe po të dojë një kryetar të bëjë një gjë të tillë nuk mundet.

Në fund ai i ka këshilluar zyrtarët e pushtetit qendror që të çlirohen nga inatet dhe mllefet politike, sepse në këtë mënyrë as nuk mbahet shtëpia, as shteti dhe as asgjë.

 

Video e plotë: