Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Vetëvendosje ka ‘’shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse’’, duke i cilësuar të njëjtat si konkurse që nuk janë normale, porse, janë ‘’përpjekja e fundit për kapjen e institucioneve para se të mbahen zgjedhjet’’.
Bajrami, ka thënë edhe se, ‘’a mund të quhet proces kredibil një konkurs që shpallet në prag të shpërndarjes së Kuvendit dhe i tëri zhvillohet nga një Qeveri në dorëheqje?’’.
‘’ A janë këto konkurse për profesionistë, apo për t’i rehatuar njerëzit e pushtetit para zgjedhjeve? Institucionet publike nuk janë pronë e asnjë partie politike, nuk janë strehë për militantë, as tortë që ndahet në minutat e fundit të pushtetit. Qeveria e re që vjen pas zgjedhjeve duhet t’i ndalë menjëherë këto praktika, ta ristartoj këtë proces dhe këto pozita t’i plotësojë me njerëz profesionistë, të pavarur dhe me integritet’’, ka shkruar ajo mes tjerash.
Postimi:
LVV-ja, pasi e përmbylli kapjen e AKP-së, RTK-së, KPMM-së dhe Komisionit të Jurisprudencës, vetëm disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, ka shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse.
Këto nuk janë konkurse normale, janë përpjekja e fundit për kapjen e institucioneve para se të mbahën zgjedhjet.
̈ ̈ ̈̈ ̈.
31 – ̈ ̈ ̈, ̈ ̈ ̈:
1.3. ̈ ̈ ̈ ̈ , ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈;
Po, konkurset janë hapur disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, por pikërisht këtu qëndron problemi: a mund të quhet proces kredibil një konkurs që shpallet në prag të shpërndarjes së Kuvendit dhe i tëri zhvillohet nga një Qeveri në dorëheqje?
A janë këto konkurse për profesionistë, apo për t’i rehatuar njerëzit e pushtetit para zgjedhjeve?
Institucionet publike nuk janë pronë e asnjë partie politike, nuk janë strehë për militantë, as tortë që ndahet në minutat e fundit të pushtetit.
Qeveria e re që vjen pas zgjedhjeve duhet t’i ndalë menjëherë këto praktika, ta ristartoj këtë proces dhe këto pozita t’i plotësojë me njerëz profesionistë, të pavarur dhe me integritet.
Këto janë pozitat e shpallura:
1. Sekretar – Ministria e Mjedisit
2. Sekretar – Ministria e Shëndetësisë
3. Drejtor i Përgjithshëm – Akademia e Kosovës për Siguri Publike, MPB
4. Zëvendësdrejtor – Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave
5. Zëvendësdrejtor – Agjencia e Regjistrimit Civil
6. Zëvendësdrejtor – Agjencia e Arkivave
7. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Arkivave
8. Drejtor Ekzekutiv – Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore
9. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Zhvillimit të Rinisë
10. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Antidoping
11. Drejtor Ekzekutiv – KIESA
12. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit
13. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Siguri Kibernetike
14. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Pronësi Industriale
15. Kryeinspektor – Ministria e Tregtisë
16. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Kosovare për Standardizim
17. Drejtor i Thesarit – Ministria e Financave
18. Drejtor Ekzekutiv -AQP
19. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Kosovës për Pajisje Medicinale
20. Sekretar – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë