Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bajrami: Vazhdon korrupsioni me kontrata njëburimore, Kurti e Rizvanolli të deklarohen

Bajrami: Vazhdon korrupsioni me kontrata njëburimore, Kurti e Rizvanolli të deklarohen

 

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami para dy ditësh ka bërë një postim në lidhje me disa kontrata një burimore të publikuara në shumë prej 683 mijë eurosh, e që sipas saj këto kontrata janb në kundërshtim me ligjin shkruan Arbëria TV.

E në më pak se dy ditë, Bajrami ka njoftuar se këto kontrata po vazhdojnë të nënshkruhen e publikohen pa njoftim.

Ajo tutje shkruan se Kurti dhe Artane Rizvanolli duhet të deklarohen për këto kontrata.

Postimi i plotë i saj:

Vazhdon korrupcioni me kontrata njëburimore
Sot, me 3 qershor, 2024 sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Korporta Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore/pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë.
Derisa të premten me po të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë 448, 251.13 Euro, sot kontrata tjetër që u publikua nga KRPP-ja është në vlerë prej 443.638,00. Dmth. për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë njëburimore merr afër 900 mijë euro.
Ky është korrupcion serioz qeveritar.
Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti duhet të deklarohen për këto kontrata.