Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se sipas disa raportimeve, transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro.
Ajo tha se bëhet fjalë vetëm për transportin e energjisë e jo për energjinë.
Bajrami pati një thirrje edhe për Prokurorinë.
“KOSTT dhe ZRrE duhet të mbahen përgjegjës për skandalin e shpërfaqur dje në buletiniekonomik.Dmth. e faktuar: transportin e energjisë që tregtari e ka ble vetëm 1.11 Euro për MWh na është faturu neve me 798.32 Euro.A po e kuptoni bëhet fjalë vetëm për transportin e energjisë jo për energjinë” shkruan Bajrami raporton “Gazeta Blic”.
‘Prokuroria ose tash ose kurrë.’ shkruan ajo në Facebook.
Postimi i plotë: