Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami thotë se LDK do të mbajë të njëjtin qëndrim nëse nesër hidhet votimi për Komisionin e Votimit të Fshehtë

Bajrami thotë se LDK do të mbajë të njëjtin qëndrim nëse nesër hidhet votimi për Komisionin e Votimit të Fshehtë

Pas paralajmërimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Armend Muja, se nesër do të hidhet në votim formimi i komisionit për administrimin e votimit të fshehtë në Kuvend, ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Bajrami tha se LDK do të mbajë qëndrimin e njëjtë dhe nuk do ta mbështesë formimin e komisionit.

“Nëse ndodh një gjë e tillë, LDK do të ketë qëndrimin e saj të njëjtë, siç ka pasur deri tani,” theksoi Bajrami.

Ndryshe, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka bërë të ditur se në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit do të votohet për formimin e komisionit për administrimin e procedurës së votimit të fshehtë.

Muja ka thënë se nesër do të shihet nëse opozita e pranon, nuk e pranon, voton kundër apo abstenon për formimin e këtij komisioni siç sipas tij e parasheh vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Mujes, ky votim është edhe në përputhje me letrën që presidentja Osmani ka dërguar në përgjigje të kërkesës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale institucionale.