Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Bajrami: Të hetohet i gjithë zinxhiri vendimmarrës në sektorin e energjisë

Bajrami: Të hetohet i gjithë zinxhiri vendimmarrës në sektorin e energjisë

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së ka kërkuar hetim të të gjithë zinxhirit vendimmarrës të energjisë.

“Prokuroria Speciale duhet të hetojë gjithë zinxhirin vendimmarrës: Ministrinë e Ekonomisë, ZRRE-në, KOSTT-in, KEK-un, KESCO-n, KEDS-in, NOA-n dhe të tjerët!”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj kompania NOA ka bërë tregtim të energjisë në kundërshtim me rregullat e KOSTT-it.  .

Tutje ajo ka thënë se KEK-u ka menaxhim të dobët dhe ka sjellë fitime “për NOA-n dhe EFT-në e Vuk Hamoviçit.”.

“Ministria, ZRRE dhe KOSTT nuk e kanë kryer punën sipas përgjegjësisë që kanë.”, ka shkruar Bajrami.