Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami reagon pas vendimit në Hagë: Liria nuk matet me vitet e dënimit të atyre që luftuan për të

Bajrami reagon pas vendimit në Hagë: Liria nuk matet me vitet e dënimit të atyre që luftuan për të

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

Bajrami ka thënë se liria nuk matet me vitet e dënimit të atyre që luftuan për të, dhe se, Kosova nuk e zgjodhi luftën, por, zgjodhi të mos jetonte nën robëri.

Postimi:

Liria nuk matet me vitet e dënimit të atyre që luftuan për të.

Kosova nuk e zgjodhi luftën. Kosova zgjodhi të mos jetonte nën robëri.

Dhe këtë të vërtetë nuk e ndryshon asnjë aktgjykim, as ky i sotit. 🇽🇰🇽🇰🇽🇰