Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për injorim të qytetarëve që janë prekur nga vërshimet në fillim të këtij viti.
Ajo ka bërë me dije se deri me tani Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë asnjë cent për familjet e dëmtuara nga vërshimet në Skenderaj, Istog dhe Mitrovicë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Qeveria duhet të tregojë se pse po sillet kështu.
“Qeveria e Kosovës edhe sot e kësaj dite nuk ka ndarë asnjë cent për familjet e dëmtuara nga vërshimet, në fillim të këtij viti, në Skenderaj, Istog dhe Mitrovicë. Qeveria edhe mund të harroj se çka ndodhi në disa komuna në Kosovë në fillim të këtij viti, por ata që janë prekë drejtëpërdrejtë, atyre që uji e balta u pat marrë shtepitë e bizneset nuk harrojnë kurrë. A din qeveria e rekordeve të të hyrave buxhetore me na tregu pse? Pse sillet kështu me qytetarët e saj?!”, ka shkruar Bajrami.
/TV Arbëria