Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka keitikuar qeverinë e cila tha se e ka shkelë 10 herë Kushtetën e Republikës së Kosovës, kjo që po i mban peng kundërligjshëm gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues dëtyre, derisa shton se nuk e ka problem sot edhe pse në kundërshtim me Ligjin me e caktu dikë ushtrues dëtyre në Thesar në mënyrë që me procedu me ekzekutimin e pagave, raporton TV Arbëria.
Reagimi i saj i plotë:
Qeveria e cila e ka shkelë 10 herë Kushtetën e Republikës së Kosovës, kjo që po i mban peng kundërligjshëm gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues dëtyre, nuk e ka problem sot edhepse në kundërshtim me Ligjin me e caktu dikë ushtrues dëtyre në Thesar në mënyrë që me procedu me ekzekutimin e pagave, normalisht nëse dikush nga zyrtarët pranon që të bëhet viktima e tyre e radhës, e them viktimë sepse mandati i qeverisë përfundon e këta zyrtarë që mbajnë jashtëligjshëm pozita do të përballën me pasoja ligjore në të ardhmën.
Pra, qeveria është në shkelje të Ligjit që pozitën e drejtorit të Thesarit dhe dhjetra pozita të tjera po i mban më shumë se 12 muaj me ushtrues detyre. Qeveria është në shkelje të Ligjit që nuk i kanë ekzekutuar pagat dje dhe do të bëjnë shkelje të Ligjit kurdo që vendosë me e caktu një ushtrues dëtyre tjetër në Thesar, apo me emëru dikë aty në mënyrë që me pasë mundësi me bë ekzekutimin e pagave për mbi 80 mijë shërbyes civilë.
Kjo thotë shumë për paditurinë e tyre dhe mungesën e vullnetit për të respektu edhe Ligjet që vetë ata i kanë hartu dhe i kanë aprovu.