Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues.
Sipas saj, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar qartë se deputetët janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre.
“Me 34 votime të dështuara, deputetët e kanë treguar hapur se janë kundër formimit të komisionit për votim të fshehtë, rrjedhimisht kundër vetë votimit të fshehtë dhe kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.”, ka shkruajtur ajo.
“E gjithë kjo qasje po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues, dhe kur kjo të ndodhë, pasojat do të jenë shumë më të rënda për të gjithë. Për këtë situatë, përgjegjësia bie plotësisht mbi LVV-në.”, ka vazhduar ajo.