Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bajrami për Muratin: Le manipulues por tani edhe të parashikushëm!

Bajrami për Muratin: Le manipulues por tani edhe të parashikushëm!

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në rrjetin social Facabbok ka demantuar Ministrin e Financae, Hekuran Murati, se janë harxhuar vetëm 10 milionë euro per karburante vitin e kaluar.

Bajrami duke iu referuar një statusi të shkruar pak më parë thotë se në ‘krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të saj’

Bajrami ka theksuar se sapo ka pranuar e-mail shkresën, vendimin dhe Raportin e Auditimit për vitin 2023, të korigjuar.“Për informatën e të gjithëve këtë raport e ka pasë si draft Hekuran Murati dhe krejt ekipi i tij, atëherë nuk i kanë vrejtë gabimet.

Sot, më shumë se kurrë duhet të ngritemi kundër kapjes së institucioneve të pavarura. Nëse këta arrijnë me i modifiku raportet e ZKA-së, dy muaj pas publikimit, mundemi me marrë me mend se çka janë në gjendje të bëjnë me raportet që i shkruajnë vetë, siç është ai i shpenzimeve vjetore” shkruan Bajrami raporton “Gazeta Blic”

Reagimi i plotë:

Le që manipulues por tani edhe të parashikushëm

Sakt para një orë këtu në fcb e thashë:

”Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të saj e ju mbron juve”.

Sapo i pranove në e-mail shkresën, vendimin dhe Raportin e Auditimit për vitin 2023, të korigjuar.

Për informatën e të gjithëve këtë raport e ka pasë si draft Hekuran Murati dhe krejt ekipi i tij, atëherë nuk i kanë vrejtë gabimet.

Sot, më shumë se kurrë duhet të ngritemi kundër kapjes së institucioneve të pavarura. Nëse këta arrijnë me i modifiku raportet e ZKA-së, dy muaj pas publikimit, mundemi me marrë me mend se çka janë në gjendje të bëjnë me raportet që i shkruajnë vetë, siç është ai i shpenzimeve vjetore.

Powered by WordPress