Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut në pjesën për Kosovën thuhet se probleme kryesore janë korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me këtë çështje.
“Ndër të tjera raporti thotë: “… korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmëri; mungesë e hetimit dhe llogaridhënies për dhunën në baza gjinore”, ka shkruar Bajrami.
“Qeveri e paaftë dhe korruptuar!”, ka shkruar deputetja e LDK-së.
/TV Arbëria