Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bajrami: A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë në LVV garantonin për Nagip Krasniqin

Bajrami: A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë në LVV garantonin për Nagip Krasniqin

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-Kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit, ku ka thënë se atë dhe “të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota”.

Ajo ka rikujtuar se si partia në pushtet mbronte Krasniqin, derisa ka thënë se këtë po vazhdojnë ta bëjnë edhe me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.

“A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë i madh e i vogël në LVV garantonin për Nagip Krasniqin, derisa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3,7 milionë euro. Zotria kishte vendosur që të tregtoj energji me një kompani të palicensuar në kundërshtim me Ligjin, në kundërshtim me ZRRE-në dhe në kundërshtim me zyrën ligjore të KEK-ut”.