Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Bajrami: Ministria nuk mund të falë borxhin për tatim

Bajrami: Ministria nuk mund të falë borxhin për tatim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Minsitria e Financave nuk ka të drejtë të falë borxhin për tatimpagues në vlerë prej 100 eurove.

Sipas një shkrese të Ministrisë së Financave, ligji aktual nuk e autorizon komunën për faljen e pagesës së tatimit në pronë, në vlerë 100 euro, ka thënë ndër të tjera deputetja Bajrami.

“MINISTRIA DEMANTON MINISTRIN DHE E BËN CC:Komunat nuk kanë të drejtë të falin tatime – propozimin e Muratit e hedhë poshtë ministria e tij. Çdo ditë po e dëshmojnë se janë Qeveri praktikantësh.Shihni shkresën e Ministrisë së Financave drejtuar një kryetari të komunës”, ka shkruar ndër të tjera Bajrami.

/TV Arbëria

Themes by WordPress