Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami: Mërgata s’është e asnjë partie, Vetëvendosje e ka keqpërdorur

Bajrami: Mërgata s’është e asnjë partie, Vetëvendosje e ka keqpërdorur

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka deklaruar se mërgata është vetë Kosova.

Ajo theksoi se kush e përçan mërgatën, është kundër Kosovës.

“Mërgata nuk i takon asnjë partie politike. Mërgata i takon vetëm Kosovës. Mërgata është aset i Republikës së Kosovës dhe mbi të askush s’mund të pretendojë pronësi. Kontributi i tyre para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës është i jashtëzakonshëm.
Ju kujtohen dy ministrat e ardhur nga diaspora për t’i dhënë kontribut Republikës, të cilët u detyruan të largohen nga Kosova për shkak se nuk zbatonin urdhrat e nëntokës së Vetëvendosjes!”, shtoi ajo.