Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Bajrami: Korona virusi ende është i pranishëm në Maqedoni

Bajrami: Korona virusi ende është i pranishëm në Maqedoni

Virusi Korona është i pranishëm në mesin tonë, pavarësisht se shumica e qytetarëve mendojnë se ai i përket të kaluarës. Udhëtimet jashtë vendit për shkak të pushimeve verore familjare, ose edhe për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, por edhe për shkak se fëmijët janë kategori e pa vaksinuar, ka ngritur alarmin që të miturit janë shënjestra kryesore e virusit korona.

Autoritetet pranojnë se virusi është ende i pranishëm, por nga ana tjetër, ngatërrimi i simptomave me ato të virozëve të verës, i hamendëson qytetarët për të kërkuar trajtim të posaçëm për covid-in.

Epidemiologia Lulzime Bajrami thotë se vetëm në javën e parë të korrikut u regjistruan 15 raste me kovid, numër ky që në javën e dytë u dyfishua.

“Mund të atribuohet kjo rritje infeksioni nga që njerëzit më shumë dalin, më shumë takohen për shkak të grumbullimeve të ndryshme që vijnë edhe nga kurbeti, kështu që më tepër përhapet infeksioni nëpër grumbullimet e njerëzve dhe sigurisht që nuk bëjnë kujdes se kujtojnë që nuk ekziston më korona virusi”, tha Lulzime Bajrami, Epidemiologe në QSHP.

Korona virusi ka thuajse të njëjtat simptome, por sipas mjekëve, tek fëmijët, gama e simptomave mund edhe të variojnë. Herë pas here, ajo manifestohet edhe me shenja dhe irritime të lëkurës, që ndonjëherë ngatërrohet nga prindërit si alergji e zakonshme vere.

Nga pandemia e Covid, që përfshiu gjithë botën për gati 3 vite me radhë, vetëm në Maqedoninë e Veriut u shënuan rreth 350 mijë infektime, nga të cilat, rreth 10 mijë raste rezultuan me vdekje dhe mbi 337 mijë u shëruan./Alsat/

Themes by WordPress