Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Bajrami ia theu rekordin, Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Bajrami ia theu rekordin, Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Deri dy ditë më parë, Dmitry Kirichenko ishte autori i golit më të shpejtë të shënuar në Europian, pasi shënoi me skuadrën ruse kundër Greqisë në vitin 2004 pas vetëm 67 sekondash lojë.

Në ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë (2:1) nga Grupi B i Euro 2024, këtë rekord e përmirësoi Nedim Bajrami, i cili goditi portën italiane në sekondën e 23-të, duke përfituar nga një gafë e mbrojtjes së kampionit të Evropës/BLICSPORT

Vetë Kirichenko nuk e fsehu habinë që futbollisti që përmirësoi rekordin ishte shqiptar: “E vërteta është se u habita shumë kur pashë që Bajrami e theu këtë rekord. Mendova se një ekip më i famshëm nga Shqipëria do ta përmirësonte. Ata shënuan pas 23 sekondash, kështu që urime.”