Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, rreth rehabilitimit të njësisë A3.
Ajo ka thënë se ky tender 137 milionë eurosh ishte pa studim fizibiliteti, pa përshkrim profesional teknik, dhe do fitohej me negociata pas dyerve të mbyllura!
“Janë politikat tuaja, që po i hapin rrugë abuzimeve dhe po i detyrojnë qytetarët të paguajnë çmime të larta të importit të energjisë, ndërkohë që tregtarët e energjisë bile edhe ata me origjinë serbe po përfitojnë në kurriz të popullit.”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Sipas saj, njerëzit e VV-së në KEK po punojnë për mafinë energjetike.
“Njëri prej tyre, z. Nagip Krasniqi, po jep llogari në gjykata ku dje nisi procesi gjyqësor ndaj tij për tregti me energji elektrike.”, ka shkruar ajo.