Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami flet në stil të Edi Ramës: Në jetë s’mund t’i iket vdekjes, taksave dhe anëtarësimit ë Kosovës në BE

Bajrami flet në stil të Edi Ramës: Në jetë s’mund t’i iket vdekjes, taksave dhe anëtarësimit ë Kosovës në BE

Kryenegociatori i Kosovës i cili është edhe ambasador në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe se duhet të ketë përparim në rrugën evropiane pavarësisht Serbisë.

Këto deklarime Bajrami i ka bërë në një intervistë për “Euractiv”, transmeton Express.

“Kosova ka avancuar më shumë se çdo shtet tjetër kishte avancuar në momentin kur atij iu dha statusi i vendit kandidat,” tha ai.

Megjithatë sipas Bajramit, anëtarësimi i Kosovës në BE është diçka që s’mund të shmanget, njëjtë sikurse vdekja.

“Ka tre gjëra që nuk mund t’i shpëtosh në jetë: Vdekja, taksat dhe anëtarësimi i Kosovës në BE.”, ka thënë Bajrami.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ditë më parë ka thënë se në jetë janë të paparashikueshëm “Zoti, seksi dhe Bashkimi Evropian”.