“Qysh bre ministër mundesh me thënë përjashtonë autostradën, pse a e ka marrë qeveria nme veti në shpi autostradën a, qysh me përjashtu autostradën, a nuk i bjen ti në autostradë për Shkup kur të shkojsh, për Shqipëri a nuk i bjen nëpër autostradë”, tha Bajrami.
“A e din ku ke ngel, te ura e Badocit 34 metra, kush është tu t’pengu, cila Gjykatë Kushtetuese”, vazhdoi ajo.
“Inflacionin e kësaj qeverie po e shet si luftë kundër kontrabandës? A e dini që asnjëherë as ti as kryeministri nuk e përmendët ngritjen e çmimeve, 22 për qind ju kanë rrit çmimet qytetarëve në mesatare, po çmimi i bukës është rritë 50 për qind. A e din që ke ardhë në pushtet tu prmetu që ke me i liru fgaturat e enerjgisë elektrike”, tha tutje Bajrami.
“Keni dështu, nuk mundesh sot me shit propagandë”, tha ajo.
“Për secilin argument që e thu, qëndroj 24 orë në foltore me referenca e dokumente tua e të demantoj, por mjaftë propagandë”, tha në fund.