Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami: A po e kuptoni? Më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës

Bajrami: A po e kuptoni? Më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës

Shefja e Grupit Parlamentar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar raporton ku Kosova është vendi i parë në botë për shkallë të tkurrjes së popullsisë.

E për këtë Bajrami ka shkruar se më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës.

“Derisa deputetët uzurpatorë të zyrave të qeverisë krekosen për zhvillim ekonomik, Banka Botërore ua rrëzon krejt propagandën: “Kosova është vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë.”  A po e kuptoni?  Më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës. Prej kujt po ikin qytetarët? Prej lulëzimit ekonomik?”, ka shkruar Bajrami.