Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami: 25 mijë mbështetës të LDK-së nga mërgata, po prijmë si parti

Bajrami: 25 mijë mbështetës të LDK-së nga mërgata, po prijmë si parti

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se 25 mijë mbështetës të LDK-së janë regjistruar deri tani nga mërgata.

Në një postim në Facebook, ajo u ka rikujtuar atyre se kanë kohë edhe tri ditë për t’u regjistruar.

“MËRGATA PËR NDRYSHIM ❤️🤍 25,000 mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë regjistruar nga mërgata deri më tani. Vetëm edhe 3 ditë na ndajnë nga mbyllja e regjistrimit”, shkruan Bajrami e LDK-së.

Tutje deputetja thotë se sipas të dhënave, LDK-ja po prin me mbështetjen më të madhe.

“Sipas të dhënave të strukturave tona në mërgatë Lidhja Demokratike e Kosovës prin me mbështetjen më të madhe”, shkruan Bajrami.