Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bajram Mulaj: Nuk më ka detyruar Lëvizja e Deçanit të konvertohem. Përkundrazi, i kam vëllezër dhe i njoh shumë mirë të gjithë pjesëtarët e lëvizjes

Bajram Mulaj: Nuk më ka detyruar Lëvizja e Deçanit të konvertohem. Përkundrazi, i kam vëllezër dhe i njoh shumë mirë të gjithë pjesëtarët e lëvizjes

Bajram Mulaj nga Isniqi ka bërë të ditur përmes një letre të hapur se më 1 gusht 2026 ka kryer pagëzimin dhe ka kaluar nga besimi islam në besimin katolik.

Ai thekson se vendimi është marrë pas shumë vitesh reflektimi dhe bindjeje personale, duke mohuar pretendimet se është ndikuar apo imponuar nga ndonjë organizatë ose lëvizje.

Mulaj sqaron se nuk është anëtar i Lëvizjes për Rikthim dhe se pagëzimi është realizuar në Kishën Katolike Shqiptare në Papiq, së bashku me disa bashkëfshatarë të tij.

Në letrën e tij, ai njofton gjithashtu se është vendosur të organizohet Bashkësia Katolike në Isniq, e cila, sipas tij, do të veprojë në mënyrë paqësore, ligjore dhe me respekt ndaj të gjithë banorëve, pa dallim feje.