Avokati Ardian Bajraktari ka qenë i ftuar në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën në TV Arbëria. Ai ka folur për procesin gjyqësor nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë se kjo gjykatë, në shumicën e rasteve, i ka paragjykuar ish-krerët e UÇK-së.
“E para, vlerësoj se Gjykata Speciale, në masë të konsiderueshme, i ka paragjykuar ish-krerët e UÇK-së, për çka natyrisht ka rezultuar me ndërmarrjen e masave të ashpra në mënyrë të vazhdueshme. Shablloni ka qenë vazhdimi i masës së paraburgimit si masë më e ashpër për sigurimin e prezencës së pandehurit në procedurë, për çka natyrisht, në bindjen time, në jo pak raste ka qenë edhe në shpërputhje me vetë praktikën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, për çka natyrisht është e zbatueshme edhe në sistemin tonë të rregullt, por edhe në gjykatën”, ka thënë Bajraktari. /TV Arbëria