Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bajraktari: Aspekti financiar s’duhet me qenë problem për mbrojtjen juridike të të akuzuarve në Hagë (VIDEO)

Bajraktari: Aspekti financiar s’duhet me qenë problem për mbrojtjen juridike të të akuzuarve në Hagë (VIDEO)

Avokati, Ardian Bajraktari ka folur rreth aspekteve financiare dhe se si ato nuk duhet të jenë problem për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.

“E kamë thënë edhe një herë tjetër se aspekti financiar nuk duhet me qenë asnjëherë për sigurimin e mbrojtjes kualitative për faktin që është pikërisht neni 6 i këtij ligji që obligon Kuvendin e Republikës së Kosovës se kurdo që haset një problem apo vështirësi e natyrës financiare me nda mjete financiare”, tha Bajraktari në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai po ashtu foli rreth ligjit për Dhomat e Specializuara të Hagës së është një bazë e mirë që iu ofron mbrojtje tri çështjeve.

“Me rastin e miratimit të ligjit për Dhomat e Specializuara në po të njëjtën seancë është miratuar edhe ligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetje siç edhe u tha dhe në rrjedhë të kësaj ai ligj natyrisht që ka relativisht pak nene, mirëpo megjithatë është një bazë e mirë që ofron mbrojtje për tri çështje, e para për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtje juridike, për mbështetje financiare për anëtarët e familjes me rastin e vizitave të ngjashme si dhe me rastin e shpalljes të akuzuarve potencial të pafajshëm, kompenzimin në fund të procesit”, tha avokati.