Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Bajraktari: Armik i padukshëm për dënimin e krimeve të luftës është koha

Bajraktari: Armik i padukshëm për dënimin e krimeve të luftës është koha

Avokati, Ardian Bajakratari në një prononcim për TV Arbëria, duke folur për detyrimin dhe sfidat e Kosovës në adresimin dhe dënimin e krimeve të luftës, që ka ndodhur në luftën e fundit 1998-1998, ka pohuar se kur jemi të proceduarat gjyqësore dhe penale, një armik i padukshëm i këtyre proceseve pa dyshim se është koha.

Në këtë kontekst, sidomos kur marrim parasysh faktin se që nga ajo kohë ka kaluar një periudhë relativisht e gjatë, nga koha kur ato kanë ndodhur, një gjë e tillë ndikon pashmangshëm në këto procese.

Sipas tij, çështja e krimeve të luftës vazhdon të mbetet tejet sfiduese dhe mjerisht kemi një numër relativisht të vogël të akuzave dhe vendimeve gjyqësorë që janë shqiptuar ndaj personave përgjegjës për ato akte të tmerrshme.

Natyrisht, ky dështim i drejtësisë në ndjekjen e krimineleve të luftës sipas Bajraktarit, nuk mund t’i atribuohet vetëm drejtësisë vendore, kur marrim parasysh faktin se hetimi dhe dënimi i krimeve të luftës për një kohë të gjatë, ka qenë kompetencë e bashkësisë ndërkombëtare, fillimisht UNMIK-ut dhe më pastaj EULEX-it.

Ndërkohë, kohën e fundit janë ngritur disa aktakuza nga Prokuroria Speciale, që me megjithatë mund të merren si shenja inkurajuese në adresimin e kësaj plage të pambyllur në Kosovë.

/TV Arbëria

Themes by WordPress