Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, ka vizituar familjen e piktorit të madh Nysret Salihamixhiqi, ku aty u mirëprit nga bashkëshortja e profesorit të ndjerë, zonja Mubera Salihamixhiqi.
Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social facebook, tregon se kjo vizitë ishte një moment i veçantë duke evokuar kujtime për jetën e piktorit të njohur i cili ka lënë pas vepra që do të vazhdojnë të frymëzojnë gjeneratat.
Postimi i plotë:
Sonte pata kënaqësinë të jem mysafir në banesën e njërit ndër themeluesit e Akademisë së Arteve, piktorit të madh Nysret Salihamixhiqi.
Aty u mirëprita ngrohtësisht nga bashkëshortja e profesorit të ndjerë, zonja Mubera Salihamixhiqi.
Me zonjën e nderuar biseduam për jetën dhe veprën e piktorit të madh, për sfidat që ai përjetoi dhe për pasionin e tij të pakufishëm për artin. Ishte një moment i veçantë duke evokuar kujtime për jetën e piktorit të njohur, i cili ka lënë pas vepra që do të vazhdojnë të frymëzojnë gjeneratat.
Jam ndjerë i privilegjuar dhe mirënjohës që më dhuruan një nga veprat e profesorit, të cilën ai e kishte punuar vetëm pak muaj para ndarjes nga jeta. Kjo dhuratë e çmuar do të mbetet gjithmonë një kujtim i paharrueshëm për një artist të jashtëzakonshëm dhe një mik të dashur të artit tonë.