Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci në Prime Time i ka quajtur të vështira bisedimet në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë, ku pritet të vazhdojnë më 27 mars në një takim të përbashkët Kurti-Vuçiq në Bruksel.
Bajqinovci kritikoi opozitën për siç tha ai, tentativat e tyre që t’i tregoj pushtetit se si bëhet dialog.
“Mendoj që do të ketë bisedime të vështira, por se di si mund të jetë përfundimi i tyre. Nuk do të jetë e lehtë, do të doja që Serbia të na njohë të bëhet një marrëveshje dhe përfundimisht të kryhet. Opozita krejt dëmet që i ka ba, tash po tenton me na tregu neve se qysh bëhet dialogu. Vet i nënshkruar krejt, deri më edhe Zajednicën, ndërsa ne jemi duke u marrë me sanimin e tyre. Ato piskamat që opozita i bën, kanë marrë fund. Më nuk ka asi “razume”. Tash ata kanë punë me një lider i cili nuk lëshon pe për t’u dëmtuar Republikës e Kosovës”, tha Bajqinovci /TV Arbëria
Vuçiq: Ose të formohet Asociacioni, ose faleminderit… kaq ishte