Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajqinovci me një video të dobët sulmon opozitën: Mos e dërgoni vendin në zgjedhje, mos e malltretoni popullin

Bajqinovci me një video të dobët sulmon opozitën: Mos e dërgoni vendin në zgjedhje, mos e malltretoni popullin

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci me anë të një videoje ka tentuar të bëj propagandë kinse opozita është duke e bllokuar çështjen e Presidentit.

Ai në videon e publikuar tha se VV ofron zgjidhje, kurse opozita po ikë prej saj.

“A keni emra apo vetëm arsyetime? Mos e dërgoni vendin në zgjedhje, mos e malltretoni popullin”, tha ndër të tjera Bajqinovci.

Por, ai po bëhet kinse nuk e ka parë që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku iu përgjigj ofertës së VV-së, duke thënë se mund ta propozoj Vjosa Osmanin, nëse VV ia garanton 66 votat.