Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi kërkoi sërish Qeveri të unitetit, madje duke e përmendur mundësinë që VV ta ketë kryeminstrin.
Bajqinovci ka thënë se prapë LDK-ja ka kërkuar që të jetë bashkë me PDK-në.
“LDK pa PDK-në është si peshku pa ujë – s’mundet, s’jeton.”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Sipas tij kur LDK thotë “unitet”, nënkupton bashkim për interesa, jo për vendin.
“22 vjet dorë për dore, në pushtet e në pazare.”, ka shtuar Bajqinovci.