Kandidati për deputet i LVV Mefail Bajqinovci, ka komentuar premtimet e opozitës për ofrim të disa shërbimeve falas nëse vijnë në pushtet.
Bajqinovci tha se opozita e ka mundësinë t’i kthejë tokat që i kanë privatizuar me nga 3 euro për ari e t’ua falë popullit.
Postimi:
Kur opozita premton se do të jetë falas kjo ose ajo gjatë fushatës, e keni mundësinë t’i ktheni tokat që i keni privatizuar me nga 3 euro për ari, e faljani popullit!
Ju popullit asgjë nuk i keni falur, vetëm për vete keni menduar. Sot, kur qeveria po punon për të mirën e qytetarëve, ju flisni për falje. Filloni me pasurinë që ia keni marrë popullit.