Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bajqinovci kritikon drejtësinë: Asnjë nga aktakuzat e ngritura kundër zyrtarëve qeveritarë nuk ka çuar në dënime

Bajqinovci kritikon drejtësinë: Asnjë nga aktakuzat e ngritura kundër zyrtarëve qeveritarë nuk ka çuar në dënime

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka kritkuar drejtësinë në Kosovë.

Ai tregon se nga shpallja e pavarsisë deri në vitin 2020, janë ngritur 298 aktakuza kundër politikavë, ku pjesa dërrmuese lidhen me korrpsionin, ku prej tyre 109 akuza janë ngritur kundër zyrtarëve qeveritarë por asnjëra nga këto raste nuk kanë quar në dënime.

“Nga shpallja e pavarësisë deri në vitin 2020, në Kosovë janë ngritur 298 aktakuza kundër politikanëve, ku pjesa dërrmuese lidhen me korrupsionin. Prej tyre, 109 aktakuza janë ngritur kundër zyrtarëve qeveritarë, por asnjë nga këto raste nuk ka çuar në dënime. Kaq për efikasitetin e drejtësisë në Kosovë”, shkroi ai.