Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajqinovci këshillon opozitën të relaksohen: Merrni frymë për shëndetin, humbjen e zgjedhjeve mos e prisni me stres

Bajqinovci këshillon opozitën të relaksohen: Merrni frymë për shëndetin, humbjen e zgjedhjeve mos e prisni me stres

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ironizoi përpjekjet e opozitës për të sulmuar VV-në, duke thënë se me entuziazmin që po e bëjnë këtë, duket sikur zgjedhjet janë nesër, dhe jo më 9 shkurt.

Bajqinovci i ka këshilluar ata të relaksohen dhe të marrin frymë për shëndetin, pasi humbja e opozitës, sipas tij, është e pashmangshme.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e votës së mërgatës, që pritet të sjellë mbi 200 mijë vota për VV-në.

Postimi i plotë:

MirëmëngjesiDuket se opozita dhe disa analistë nuk bëjnë pushim as për festat e fundvitit. Me aq zell sa po mundohen kundër VETËVENDOSJE!-s, njeriu mendon se zgjedhjet janë nesër, jo më 9 shkurt!

Relaksohuni pak sonte, merrni frymë për shëndetin – se humbja në shkurt është e pashmangshme, dhe nuk ka pse ta prisni me stres!Edhe mos t’i harrojmë mërgatën ku 100 mijë votojnë nga jashtë por edhe 100 mijë do vijnë në Kosovë.